Sport

Ka një vendim, kancelarja Merkel vendos për fatet e Bundesligës: Ja data kur pritet të luhet futboll

6 Maj 2020, 14:12 Nga DOSJA
Ka një vendim, kancelarja Merkel vendos për fatet e Bundesligës:

GJERMANI-Më në fund është vendosur se kur pritet të luhet futboll në Gjermani. Kancelarja Merkel në një konferencë për shtyp planifikoi vendimin për futbollin.

Edhe pse dy orë me vonesë, më në fund ka një vendim: Merkel ka dhënë dritën jeshile për futbollin gjerman dhe Bundesliga do të rifillojë ditën e premte, me datë 22 maj. Stërvitjet e skuadrave kanë filluar në kushte të rrepta higjiene dhe lojtarët po bëjnë teste të vazhdueshme.

Tek ekipi i Koln, rezultuan tre pjesëtarë të klubit pozitivë me Koronavirus, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, rezultoi pozitiv dhe një futbollist i M’Gladbach. Pavarësisht këtyre, Merkel ka vendosur që futbolli të rifillojë.

.E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga rifillon kampionati gjerman merkel bundesliga rifillon kampionati gjerman merkel

Sondazh

Poll