Sport

VIDEO/Pësuan aksident me makinë, humbin jetën 2 futbollistë të rinj

6 Maj 2020, 13:53 Nga DOSJA

KROACI-Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Kroaci mbrëmjen e së hënës, ku dy sportistë të rinj kanë ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë. Në automjet ishin katër persona, derisa dy kanë ndërruar jetë, kurse një tjetër është në gjendje kritike. Vdekjen e gjeti më i riu në makinë, 16-vjeçari Josip Brkljaçiç, një futbollist i talentuar që luante për NHK Primoran.

 

Personi tjetër i vdekur është 19-vjeçari Josip Bepo Kadija, një hendbollist shumë premtues, i cili ka luajtur për disa klube, derisa në vitet e fundit ka luajtur për PPD Zagrebin. Ky lajm ka tronditur të sportin kroat, teksa klubet e dy sportistëve kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport josip brkljaçiç kroaci primoran josip brkljaçiç kroaci primoran

Sondazh

Poll