Sport

Në Turqi nuk pyesin për koronavirus, kreu i Federatës Turke konfirmon datën e finales së Champions-it

6 Maj 2020, 13:14 Nga DOSJA
Në Turqi nuk pyesin për koronavirus, kreu i Federatës Turke

TURQI– Finalja e Champions League programuar për tu zhvilluar në Stamboll do të luhet në gusht. Kjo është thënë nga presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), Nihat Ozdemir, pasi njoftoi rifillimin kampionatit turk nga 12 qershori. Ozdemir gjithashtu njoftoi se të gjithë ligat europiane do të duhet të mbyllen brenda muajit korrik, sipas afateve që ka lënë UEFA, ndërsa në fillim të muajit gusht do të nisë zhvillim i ndeshjeve europiane, pra Champions dhe Europa League.

Gjithashtu kreu i Federatës turke konfirmoi se UEFA ka planifikuar që finalja e Ligës së Kampionëve të luhet pikërisht më datën 29 gusht, në stadiumin olimpik “Ataturk” të Stambollit, duke qenë se pikërisht kryeqendra ekonomike turke ishte zgjedhur për të pritur finalen e madhe të këtij sezoni.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ataturk finalja e championsit nihat ozdemir ataturk finalja e championsit nihat ozdemir

Sondazh

Poll