Sport

FOTO/“Shpëtoni ushtarin Son”, dalin pamjet e yllit të Tottenham duke kryer shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut

6 Maj 2020, 18:27 Nga DOSJA

KORE E JUGUT-Futbollisti i Tottenham, Son Hung-Min është duke kryer shërbimin e detyruar ushtarak në Korenë e Jugut. Ylli i Tottenham është aktualisht në bazën Seogëipo. Derisa futbolli është ndalur, futbollisti ka mësuar se si të gjuajë me armë.

Ylli korean është fotografuar duke mbajtur një armë dhe i kamufluar me një helmet anti-plumb. Ai po ashtu ka mësuar edhe si t’i rezistojë më gjatë gazit lotsjellës, ka mësuar për armët bërthamore dhe ato kimike.

Son do të mësojë edhe për disiplinën në ushtri, derisa aty pritet të qëndrojë për më shumë se një muaj

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbollisti i tottenham kore e jugut son futbollisti i tottenham kore e jugut son

Sondazh

Poll