Sport

Futbollisti i njohur feston rinovimin e kontratës ndryshe, masturbohet në publik por arrestohet nga policia

6 Maj 2020, 12:55 Nga DOSJA
Futbollisti i njohur feston rinovimin e kontratës ndryshe, masturbohet

FRANCË-Futbollisti algjerian Farid El Melali është arrestuar nga policia e Francës ditën e hënë teksa u denoncua nga fqinjët pasi po masturbohej para ndërtesës.Sulmuesi algjerian po atë ditë kishte nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2023 me klubin Ligue 1, Angers.

Policia ka deklaruar se 22-vjeçari u mor në pyetje të hënën në mbrëmje, pasi fqinjët e tij e kishin parë atë duke kryer veprime të turpshme para ndërtesës.”Ai nuk po i bënte keq askujt dhe nuk ishte agresiv,” tha avokati i tij.Sidoqoftë, sulmuesi pranoi se ka bërë një veprim të tillë kur u mor në pyetje nga policia, duke u shprehur se mendoi se ishte vetëm në oborrin e ndërtesës së tij.

Prokurori gjithashtu tregon se ekziston një pretendim tjetër kundër El Melali për një vepër të ngjashme në muajin prill, por dëshmitari nuk ishte në gjendje ta identifikonte atë.

 E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport angers farid el melali ligue 1 angers farid el melali ligue 1

Sondazh

Poll