Sport

Refuzoi Kosovën, tani Januzaj bën tifo për “Dardanët”: Do kualifikohet në Europian, i shikoj gjithnjë ndeshjet e tyre

6 Maj 2020, 12:08 Nga DOSJA
Refuzoi Kosovën, tani Januzaj bën tifo për

SPANJË-Adnan Januzaj ka folur për Kosovën dhe këtë e ka bërë nëpërmjet një bashkëbisedimi live me mbrojtësin e Dardanëve, Benjamin Kololli. Sulmuesi anësor që aktivizohet me Real Sociedadin në Spanjë, shprehet se i ndjek ndeshjet e Kosovës dhe është i lumtur për ta, teksa beson se do ia dalin të kualifikohen për në Europian.

“Jam i lumtur për Kosovën. E shikoj Kosovën çdo herë dhe ata do të kualifikohen në EURO 2020”, thotë Januzaj.

Ndërkohë, Januzaj fare mirë mund të ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për t’i bërë këta të fundit edhe më të fortë, megjithatë vendosi të vazhdonte eksperiencën me Belgjikën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport adnan januzaj benjamin kololli real sociedad adnan januzaj benjamin kololli real sociedad

Sondazh

Poll