Bota

BE i beson koncertin virtual pianistit shqiptar Egli Priti që jeton në Çeki dhe grupi i tij “Trio Helix

6 Maj 2020, 17:19 Nga DOSJA
BE i beson koncertin virtual pianistit shqiptar Egli Priti që jeton në

TIRANË- Pianisti shqiptar Egli Prifti dhe grupi i tij muzikor “Trio Helix”, me bazë në Çeki, do interpretojë në një performancë virtuale në Facebook vepra nga kompozitorë çekë dhe të tjerë.

Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, “Trio Helix” është një ansambël muzikor jo-tradicional, i themeluar në vitin 2016 në Republikën Çeke si rezultat i një bashkëpunimi afatgjatë mes artistit shqiptar dhe kolegëve të tij çekë.

“Helika (spiralja) është një metaforë që pasqyron konceptin thelbësor të koncerteve të Trio Helix dhe fokusin e përgjithshëm artistik të ansamblit. E përbërë nga Tereza Horáková në violinë, Ondřej Štochl në violë dhe Egli Prifti në piano, ky ansambël do të interpretojë vepra nga kompozitorë çekë dhe të tjerë”, thuhet në njoftim.

Koncerti virtiual, i organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Çeke në Tiranë, do të zhvillohet në kuadër të Javës së Evropës 2020.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora delegacioni i be elgi prifti trio helic delegacioni i be elgi prifti trio helic

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2020, 14:54

GJERMANI– Ditën e sotme Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë me dije një sërë hapash të dakorduar me 16 udhëheqësit rajoneve të Gjermanisë për të lehtësua...