Bota

Parashikoi Covid-19/ Shkrimtarja amerikane bën PARALAJMËRIMIN: Kronologjia e ngjarjeve do vijojë edhe për 3 vite

6 Maj 2020, 16:58 Nga DOSJA
Parashikoi Covid-19/ Shkrimtarja amerikane bën PARALAJMËRIMIN:

SHBA– Shkrimtarja amerikane Laurie Garrett është bërë tashmë shumë e njohur, duke u cilësuar si “profetja” e Covid-19, por ndërkohë ajo ka deklaruar se ka parashikuar edhe muaj më të vështirë, siç e quan ajo “tërbim kolektiv” në të ardhmen.

Garrett ka paralajmëruar sëfundmi  në bestsellerin e vitit 1994 ‘The Coming Plague’, dhe në librat dhe fjalimet e mëvonshme, se çdo të ndodhë me botën me një pandemi si Covid-19.

“Ajo e pa që po vinte.”- deklaroi gazetari i Neë York Times Frank Bruni.

“Edhe pse tashmë po flitet për një ilaç kundër COVID-19, me emrin Remdesivir, ajo tha se kjo nuk do të na ndihmojë të dalim nga kjo gjendje. Ne kemi nevojë për një kurë ose një vaksinë dhe jo ilaçe që vetëm të ndihmojnë aty për aty.”- u shpreh Garret.

Por nuk mund ta imagjinoni që vaksina mund të vinte diku vitin tjetër, dhe COVID-19 do të mbetet një krizë për shumë më gjatë se kaq.

“Unë u kam thënë të gjithëve se kronologjia e ngjarjeve që unë parashikoj është afro 36 muaj, dhe kjo është në rastin më të mirë.”– u shpreh shkrimtarja.

Deri më tani në të gjithë botën kanë humbur jetën 261,243 qytetarë. Vendet më të prekura janë Amerika, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 72.767 qytetarët dhe janë infektuar 1,242,267. Fatkeqësisht virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali janë shënuar 29,684 viktima dhe në Francë kanë humbur jetën 25,531 qytetarët. Sakaq, në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 25, 857 qytetarë.

Burimi: MSN

A.C/Dosaj.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote laurie garrett koronavirusi ne bote laurie garrett

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2020, 14:54

GJERMANI– Ditën e sotme Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë me dije një sërë hapash të dakorduar me 16 udhëheqësit rajoneve të Gjermanisë për të lehtësua...