Bota

Thyen karantinën dhe hapën biznesin. Vihen në pranga një grua dhe 6 burra të armatosur

6 Maj 2020, 16:11 Nga DOSJA
Thyen karantinën dhe hapën biznesin. Vihen në pranga një

AMERIKË– Pronarja e një lokali në Teksas dhe gjashtë burra të cilët ishin të armatosur  u arrestuan për shkak kishin thyer  rregullat e karantinës në shtetin amerikan.

Mediat a,merikane kanë njoftuar se  Gabrielle Ellison, kishte rihapur barin e saj në kundërshtim me rregullat për frenimin e përhapjes së koronavirusit, ndërsa personat e armatosur ishin rreshtuar para lokalit për të siguruar që askush të mos e mbyllte.

Ndërsa kanë qenë efektivët e Sherifit të Odesës të cilët kanë njoftuar  armatimet e rënda, në mënyrë që të shhmangnin protestuesit e armatosur të cilën që prej disa ditësh  janë në kundërshtim për mbylljen e bizneseve për shkak të koronavirusit.

Sipas udhëzimeve të fundit, mbetet ende e paqartë nëse baret do të hapen më 18 maj, një afat i vendosur për fazën e tretë të rihapjes në Teksas. Atje janë konfirmuar më shumë se 33 mijë raste me Covid-19, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 900.

Protesta të ngjashme të cilat shpesh kanë qenë edhe të dhunshme janë mbajtur në disa shtete amerikane, si Nju Jorku dhe Kalifornia.

Kujtojmë se disa  ditë më parë, në parlamentin e shtetit të Miçiganit, protestues të armatosur u futën brenda godinës për të kundërshtuar zgjatjen e gjendjes së emergjencës ndërsa Trump ka qenë në mbështetje të tyre.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amerikë gabrielle ellison amerikë gabrielle ellison

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2020, 14:54

GJERMANI– Ditën e sotme Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë me dije një sërë hapash të dakorduar me 16 udhëheqësit rajoneve të Gjermanisë për të lehtësua...