Bota

Shkatërrohet ndërtesa nga bombula e gazit/ Gjenden nën rrënoja një fëmijë dhe dy gra, zjarrëfikësit vazhdojnë hetimet

6 Maj 2020, 16:24 Nga DOSJA
Shkatërrohet ndërtesa nga bombula e gazit/ Gjenden nën

ROMË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Marino, pranë Romës, ku fatëkeqësisht ka shpërthyer një bombul duke përshirë nga flakët një ndërtesë ku jetonin disa familje.

Si pasojë, tre persona u gjetën nën rrënoja, dy gra të moshës 50 dhe 31 vjeç dhe një vajzë e moshës 4. Vjeçare. Mediat bëjnë me dije se  gruaja 50-vjeçare, nga Romania është në gjendje krítike për jetën dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Sant’Eugenios.

Ndërkohë, nëna dhe vajza, të dyja me kombësi italiane janë të lènduara lehtë dhe po trajtohen në spitalin Frascati.

“Kjo mund të ishte një fatkeqësi, e gjithë ndërtesa është djègur”, tha majori i Marinos, Carlo Colizza.

Ndërtesa historike që u shkatërrua përfshinte 6 apartamente, ndërkohë që zjarrfikësit nisën operacionin për të kërkuar persona të tjerë që mund të kishin mbetur nën rrënoja. Mediat italiane raportojnë se shpèrthimi u shkaktua pas humbjes së gázit.

Burimi:.rainews.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota carlo colizza.  rome carlo colizza.  rome

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2020, 14:54

GJERMANI– Ditën e sotme Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë me dije një sërë hapash të dakorduar me 16 udhëheqësit rajoneve të Gjermanisë për të lehtësua...