Bota

‘Njerëzit mund të kenë fituar imunitet’. Studiuesit në Britani nxjerrin zbulimin e madh nga analiza gjenetike: Covid-19

6 Maj 2020, 15:23 Nga DOSJA
‘Njerëzit mund të kenë fituar imunitet’. Studiuesit

BRITANI- Një analizë e re gjenetike e virusit që shkakton Covid-19 e marrë nga më shumë se 7.600 pacientë në të gjithë botën tregon se Covid-19  ka qarkulluar tek njerëzit  që nga fundi i vitit të kaluar. Studiuesit në Britani shikuan mutacionet në virus dhe gjetën prova  se ai është përhapur në mënyrë të shpejtë.

Studiuesi i gjenetikës Francois Balloux nga Instituti i Gjenetikës në Kolegjin Universitar, tha se sipas analizave Covid-19 po ndryshon por megjithatë kjo nuk do të thotë se ai po përkeqësohet.

Virusi po ndryshon, por kjo në vetvete nuk do të thotë se po përkeqësohet,” tha ai për CNN.

Mediat shtojnë se Balloux dhe kolegët e tij  tërhoqën sekuencat virale nga një bazë e të dhënave globale gjigante që shkencëtarët në të gjithë botën po përdorin për të shkëmbyer të dhëna. Ata shikuan mostrat e marra në periudha të ndryshme dhe nga vende të ndryshme, dhe thanë se tregojnë se virusi fillimisht filloi të infektonte njerëzit në fund të vitit të kaluar.

“Kjo përjashton çdo skenar që supozon SARSCoV-2 mund të ketë qenë në qarkullim shumë kohë përpara se të identifikohej, dhe kështu tashmë kanë infektuar përmasa të mëdha të popullatës“, shkruajti ekipi i Balloux në raportin e tyre.

Ata shtojnë se ky është një lajm i keq pasi disa mjekë kishin shpresuar se virusi po qarkullonte për shumë muaj dhe mund të ketë infektuar në heshtje shumë më shumë njerëz sesa është raportuar. Kjo do të ofronte shpresë se mund të ketë imunitet në shumë njerëz, të cilët tashmë po bashkëjetojnë me të.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani koronavirusi ne bote britani koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2020, 14:54

GJERMANI– Ditën e sotme Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë me dije një sërë hapash të dakorduar me 16 udhëheqësit rajoneve të Gjermanisë për të lehtësua...