Bota

Publikojnë video/ Harry dhe Meghan festojnë 1 vjetorin e djalit të tyre, të ardhurat do të shkojnë për bamirësi

6 Maj 2020, 15:44 Nga DOSJA
Publikojnë video/ Harry dhe Meghan festojnë 1 vjetorin e djalit

KANADA– Dita e sotme për princin Harry dhe dukeshën e Sussex Meghan ka qenë një ditë e veçantë pasi si sot para një viti ata u bënë me një djalë, të cilit I vendosën emrin Archien.

Ata kanë vendosur që të birit të ja festojnë ditën e lindjes dhe këtë e kanë bërë me dije përmes një video të ndarë në rrjetet sociale.  Në video shfaqet Meghan me Archien e vogël teksa i lexon librin e tij të preferuar ‘Duck Rabbit’, e ndërsa Harry është ai që regjistron këtë video, ku dëgjohet duke i thënë të birit bravo.

Bëhet me dije se video është postuar për të mbledhur të ardhura, të cilat do të shkojnë për fëmijët e prekur nga Covid-19.

30 milion fëmijë në të gjithë botën vuajnë për ushqim, një situatë kjo e krijuar nga pandemia.Ndaj nisma “Save the children” po punon për të ngritur fonde të mjaftueshme që tu vijë në ndihmë sadopak këtyre fëmijëve.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota archien harry meghan markle archien harry meghan markle

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2020, 14:54

GJERMANI– Ditën e sotme Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë me dije një sërë hapash të dakorduar me 16 udhëheqësit rajoneve të Gjermanisë për të lehtësua...