Bota

Rritet frika në Itali/ 369 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19, shtohen edhe rastet e reja me koronavirus

6 Maj 2020, 16:13 Nga DOSJA
Rritet frika në Itali/ 369 viktima në 24 orët e fundit nga

ITALI– 369 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Itali. Sipas të dhënave të Emergjencave Civile në Itali, bëhet me dije se krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave ka pësuar një rritje të lehtë, pasi dje ishin vetëm  236 vdekje ndërsa sot numri ditor ka shkuar në 369.

Edhe numri i rasteve të reja të Covid-19 është rritur, pasi janë regjistuar 1444 të infektuar në 24 orët e fundit, ndërsa një ditë më parë Italia rregjistroi 1.075 pacientë të prekur nga Covid-19.

Italia është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi, pasi deri tani numërohen 29.684 viktima dhe janë infektuar 214,457 të tjerë.

Një javë më parë shifrat ditore të viktimave u ulën ndjeshëm, gjë që ngjalli shpresë  për banorët, por sërish dje edhe sot është rritur lehtë numri i viktimave nga virusi.

 

Kujtojmë që nga katër maji Italia ka hyrë në Fazën 2 të pandemisë duke mundësuar edhe  rihapjen e shumë bizneseve, si edhe lëvizjen e qytetarëve nga shtëpitë pas 2 mujsh në izolim.

Burimi: Corriere

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2020, 14:54

GJERMANI– Ditën e sotme Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë me dije një sërë hapash të dakorduar me 16 udhëheqësit rajoneve të Gjermanisë për të lehtësua...