Bota

Bilanc i frikshëm në Suedi, afro 3.000 viktima/ Vdesin 87 pacientë në 24 orët e fundit, mes tyre edhe një fëmijë nën 10

6 Maj 2020, 16:36 Nga DOSJA
Bilanc i frikshëm në Suedi, afro 3.000 viktima/ Vdesin 87

SUEDI– Ditën e sotme Suedia ka  shënuar të paktën  87 viktima nga koronavirusi ku mes tyre mësohet se është edhe një fëmijë nën 10  vjeç.

Me rritjen e sotme numri total i viktimave ka shkuar afro 3 mijë, ndërkohë që deri më tani bëri kurioze shumë  shtete në mbarë botën sa i përket mos me vendosjes së masave të forta për Covid-19.

Vendi skandinav, i cili ka marrë ka ndjekur një model tjetër, shumë ndryshe nga bota për të përmirësuar virusin, raportoi 87 vdekje, krahasuar me 85 vdekje një ditë më parë. Ndërsa janë konfirmuar edhe 702 raste të tjera, krahasuar me 495 të martën, duke e çuar numrin total të të infektuarëve në 23.918.

“Ne tashmë kemi afro 3,000 të vdekur, një numër jashtëzakonisht i madh.”-  tha epidemiologu Anders Tegnell në një konferencë për shtyp.

 

Mësohet se fëmija nën 10 vjeç që fatkeqësisht ndërroi jetë nga virusi kishte qenë në kujdes intensiv. Tegnell i tha për mediaat se po hetonte vdekjen e të miturit, nëse ka vërtet lidhje me  COVID-19.

Epidemiologu shtoi se ekzistonte një rrezik minimal për fëmijët dhe rastet e tjera në gjithë botën, por praktikisht janë joekzistente deri më sot.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anders tegnell koronavirusi ne suedi anders tegnell koronavirusi ne suedi

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2020, 14:54

GJERMANI– Ditën e sotme Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë me dije një sërë hapash të dakorduar me 16 udhëheqësit rajoneve të Gjermanisë për të lehtësua...