Bota

COVID-19 në SHBA/ Trump po planifikon shpërbërjen e Task Forcës: Misioni quhet i kryer kur…

6 Maj 2020, 10:46 Nga DOSJA
COVID-19 në SHBA/ Trump po planifikon shpërbërjen e Task

SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë me dije se do të mbyllet Task Forca për koronavirusin në SHBA, duke thënë se do të përfundojë misionin e tij dhe do të  shpërndahet breda disa javësh.

“Ne po e rikthejmë vendin tonë”- u shpreh Trump gjatë një vizite në një fabrikë për prodhimin e maskave në Arizona. Sipas autoriteteve në SHBA ka të paktën 20 mijë raste të reja dhe mbi 1 mijë të vdekur brenda 24 orëve.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë paralajmëruar që virusi mund të përhapet kur të fillojë hapja totale në SHBA-së.

Në bazë të shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins, në total në Amerikë ka mbi 1.2 milion raste dhe më shumë se 70 mijë të vdekur nga Covid-19.

Teksa Trump zhvilloi një vizitë në uzinën në Phoenix, pas disa javësh qëndrimi në  Shtëpinë e Bardhë, Trump u tha gazetarëve: Mike Pence dhe Task Forca kanë bërë një punë të shkëlqyeshme, por ne tani po shohim pak nga një formë tjetër, dhe kjo formë është siguria dhe hapja. Dhe ne do të kemi një grup të ndryshëm të krijuar ndoshta për këtë.

Ndërkohë që gjatë vizitës ai shfaqej i mbrojtur me pajisjet e duhura kundër Covid-19, u pyet nëse mund te quhet misioin i kryer “lufta” ndaj virusi, por ai u shpreh: Jo, jo aspak. Misioni i arritur është kur mbaron.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll