Bota

COVID-19 u merr jetën mbi 260 mijë njerëzve në të gjithë botën, 3.7 milionë të tjerë janë të infektuar

6 Maj 2020, 10:07 Nga DOSJA
COVID-19 u merr jetën mbi 260 mijë njerëzve në të

3,778,012 të infektuar, 261,243 viktima dhe 1,275,321 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë.

Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 72.767 qytetarët dhe janë infektuar 1,242,267. Situata paraqitet shumë më e qetë në Kinë, aty ku u shfaq edhe për herë të parë virusi, ku numri total i viktimave është 4,633. Situata nuk paraqitet mirë në Brazil. Në këtë shtet numri i viktimave po rritet ndjeshëm nga dita në ditë dhe deri më tani janë shënuar 7,958 viktima.

Fatkeqësisht virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali janë shënuar 29,684 viktima dhe në Francë kanë humbur jetën 25,531 qytetarët. Sakaq, në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 25, 857  qytetarë.

Numri i të infektuarve dhe viktimave rritet çdo ditë edhe në Ballkan. Në Shqipëri janë infektuar 832 persona dhe janë shënuar 31 viktima.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koornavirusi ne bote koornavirusi ne bote

Sondazh

Poll