Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon në SPAK Veliajn dhe Maznikun

6 Maj 2020, 09:52 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

Tiranë- Ditën e sotme përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kanë depozituar zyrtarisht kallëzimin penal ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe zv.kryebashkiakut Arbjan Mazniku për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit  akuzon bashkinë Tiranë se kjo e fundit do të shembë teatrin në mënyrë të jashtëligjshme. Akuzat ndaj tyre janë “shpërdorim detyre”, dhe “korrupsion i zyrtarëve që kryejnë funksion publik, kryer në bashkëpunim”. Po kështu kallëzimi është edhe për pronën pasi dyshohet se projekti do të përfshijë një pjesë shtetërore të teatrit për t’ia dhënë privatit.

“Ne gjatë kësaj kohe kemi bërë të gjitha analizat ligjore, financiare, qoftë të ligjit special, qoftë të VKM-së 352. Së pari ligji special në nenin 3 e përcakton qartësisht se ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar do të bëhet me Partneritet-Publik-Privat. Ne nuk jemi pro ligjit special, sepse ne kemi thënë gjatë gjithë kësaj kohe që jemi kundër ligjit special dhe VKM-së që ka dalë në zbatim të ligjit special, por ligjin special ose e shfuqizon Gjykata Kushtetuese, ose duhet të marrin nismë drejtuesit e institucioneve përgjegjëse për ta shfuqizuar atë në parlament”, u shpreh juristja dhe aktivistja për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja.

Pak javë më parë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Teatri Kombëtar është futur nga organizata prestigjioze Europa Nostra dhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane, në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur. Basha u shpreh se ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca për mbrojtjen e teatrit kallëzon në spak veliajn shembja e teatrit kombëtar aleanca për mbrojtjen e teatrit kallëzon në spak veliajn shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2020, 09:25

FIER- 250 punonjës të kompanisë Albpetrol kanë dalë sot në ditën e dytë të protestës para zyrave të kompanisë. Punonjësit bëjnë me dije se po hidhen në rrugë, p...