Aktualitet

U shpërtheu mina në mision/ Një vit nga vdekja e Major Tanushit dhe nëntetare Zerife Hasanajt në Letoni, Xhaçka u çon tuf

6 Maj 2020, 08:03 Nga DOSJA

TIRANË– Ditën e sotme, në një vjetorin e ndarjes nga jeta,  janë përkujtuar dy efektivët e FA të rënë në krye të detyrës një vit më parë në Letoni. Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zerife Hasanaj humbën jetë gjatë një stërvitje ushtrarake në Letoni.

Në një ceremoni të posaçme, të organizuar pranë Kompanisë së Asgjësimit të Municioneve dhe Lëndëve Eksploziv (EOD), ku dy efektivët bënin pjesë, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar dëshmorëve të atdheut në këtë kompani.

 

“Humbëm dy efektivë që treguan potencial në çdo stërvitje e dislokim. Nderim për cdo efektiv të FA të rënë në krye të detyrës.  Dëshmorëve të atdheut u detyrohemi një borxh mirënjohje. Ne të gjithë u detyrohemi atyre një borxh mirënjohje. E mbi të gjitha ju detyrohemi të vazhdojmë misionin tonë, për ta modernizuar më shumë, për ta bërë më profesionale, më meritokratike FA, për ta përmbushur më mirë misionin tonë për t’i shërbyer qytetarëve e për të garantuar sigurinë e tyre,”-tha ministrja. 

 

Një vit më parë, më datë 6 maj në kampin e NATO-s në Letoni gjatë një seancë stërvitore shpërtheu një minë. Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vend nëntetarja Zarife Hasanaj dhe u plagos rëndë major Klodian Tanushi.

I plagosur mbeti edhe nëntetari Julian Kapaj. Katër ditë më pas, humbi jetën edhe major Tanushi, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marrë. Dy ushtarakët e vrarë u nderuan me titullin “Dëshmor i Atdheut”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian tanushi zerife hasanaj klodian tanushi zerife hasanaj

Sondazh

Poll