Aktualitet

Gjatë sherrit tentoi të vriste me thikë kunatin, arrestohet pas 2 orësh ndjekjeje 45-vjeçari në Tiranë

6 Maj 2020, 07:51 Nga DOSJA
Gjatë sherrit tentoi të vriste me thikë kunatin, arrestohet pas 2

Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar 45-vjeçarin me iniciale R.R, pasi gjatë një sherri për motive të dobëta në rrugën Emin Duraku” në kryeqytet plagosi me thikë kunatin e tij me inicale A.B. Sipas policisë autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar menjëherë. Mbi të rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërkohë i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi i Policisë:

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy personave. Vihet në pranga 45-vjeçari që tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Emin Duraku” kishte konflikt mes dy shtetasve, ku një prej tyre kishte goditur me thikë shtetasin tjetër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi R. R., 45 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit R. R., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë kunatin e tij shtetasi A. B. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 45-vjeçari plagos kunatin plagosje ne tirane 45-vjeçari plagos kunatin plagosje ne tirane

Sondazh

Poll