Aktualitet

Zgjedhjet në Universitetin e Tiranës/ Artan Hoxha është kandidati i parë për rektor

6 Maj 2020, 10:01 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Universitetin e Tiranës/ Artan Hoxha është

Tiranë- Zgjedhjet në Universitetin e Tiranës priten të zhvillohet më 12 qershor. Mësohet se deri më tani Artan Hoxha është kandidati i parë për rektor në Universitetin e Tiranës. Ky i fundit është aktualisht dekan i Juridikut.

Theksojmë se Hoxha së bashku me dekanët e tjerë si Dhori Kule i Ekonomikut dhe ai i Shkencave Sociale, Edmond Rrapti kanë qenë kundërshtarë të Mynyr Konit. Madje kanë kërkuar edhe dorëheqjen e tij.

Ndërkohë vijon aplikimi normalisht në katër fakultete, tek ai i Ekonomisë, Shkencave-Sociale, Gjuhëve të Huaja  dhe Histori-Filologjisë. Raportohet se është bllokuar prej datës 4 maj aplikimi në fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Gara për rektor, por edhe anëtarët e senatit, në Universitetin e Tiranës është hapur javën e parë të muajit prill dhe do të mbyllet më 8 maj, pikërisht në muajin kur mbaron edhe mandati i rektorit aktual të UT-së, Mynyr Koni. Po kështu, në këtë kohë pandemie  zgjedhjet  do të zhvillohen pa studentë, të cilët kishin të drejtën e votës, për të votuar si për rektorin, por edhe për senatin.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zgjdhjet në universitetin e tiranës zgjdhjet në universitetin e tiranës

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2020, 09:25

FIER- 250 punonjës të kompanisë Albpetrol kanë dalë sot në ditën e dytë të protestës para zyrave të kompanisë. Punonjësit bëjnë me dije se po hidhen në rrugë, p...