Aktualitet

Tentoi të fuste ilaçe kontrabandë nga Kakavijë, në hetim shoferi i kamionit

6 Maj 2020, 09:43 Nga DOSJA
Tentoi të fuste ilaçe kontrabandë nga Kakavijë, në

KAKAVIJË– Një shofer kamioni 42-vjeçar është vënë në hetim pasi ka tentuar të fusë ilaçe kontrabandë në vendin tonë.

Policia bën me dije se në hetim është K. D., 42 vjeç, banues në Dropull, i cili kishte fshehur në kabinën e kamionit një sasi ilaçesh kontrabandë.

42-vjeçari akzuohet për veprën penale Kontrabanda me mallra të licencuar”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës së kontrabandës me medikamente mjekësore. Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës. Procedohet penalisht poseduesi i medikamenteve. Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kamionët në dalje dhe në hyrje në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, është parandaluar dhe goditur një rast i tentativës së kontrabandimit të medikamenteve mjekësore. Punonjësit e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Gjirokastër, mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrollit të ushtruar në hyrje, në mjetin tip kamion, të cilin e drejtonte shtetasi K. D., gjetën të fshehura në kabinën e mjetit një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore (ilaçe), të cilat ky shtetas ka tentuar t’i futë kontrabandë në Republikën e Shqipërisë. Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K. D., 42 vjeç, banues në Dropull, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen ilace kontrabande kakavije bllokohen ilace kontrabande kakavije

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2020, 09:25

FIER- 250 punonjës të kompanisë Albpetrol kanë dalë sot në ditën e dytë të protestës para zyrave të kompanisë. Punonjësit bëjnë me dije se po hidhen në rrugë, p...