Aktualitet

Sherri për milionat/ Fevziu ia lë “seen” Kazhanit, moderatori riposton sulmin e gazetares por s’ka asnjë fjalë…

6 Maj 2020, 07:49 Nga DOSJA
Sherri për milionat/ Fevziu ia lë “seen” Kazhanit,

TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu ka zgjedhur që të heshtë pavarësisht se gazetarja Mira Kazhani i përmendi pasurinë marramendëse. Në Instagramin e tij, Fevziu shpërndau gjithë çfarë kishte shkruar kolegia por vetë nuk kishtë asnjë koment.

Fevziu në një intervistë në Syri Tv, u shpreh se është e papranueshme që gazetarët të punësohen në shtet. Ndërsa Kazhani iu përgjigj duke shkruar se ai zotëron një vilë 5 milion Euro. 

Gjithçka ka nisur pasi disa ditë më parë u publikua lajmi se gazetaret Mira Kazhani dhe Bieta Sulo ishin të punësuara në UKT.  Sulo ishte larguar para dy vitesh nga detyra, dhe se Elona Meço gjithashtu ka qënë e punësuar pranë OSHEE-së. Nuk mungoi edhe një reagim nga vetë Bieta Sulo, e cila u tha komentuesve se i përshëndet të gjithë. Ndërsa, Mira Kazhani deklaroi se gjithçka është bërë sipas rregullave dhe se sipas gazetares, nuk ka asgjë të keqe të bë dy punë, megjithatë disa ditë më parë dha dorëheqjen.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu mira kazhani blendi fevziu mira kazhani

Sondazh

Poll