Aktualitet

Azerët kërkuan ‘kokën’ e bossit të “Gulf”, fijet që lidhen me vrasjen e bankierit Artan Santo

6 Maj 2020, 10:04 Nga DOSJA
Azerët kërkuan ‘kokën’ e bossit të

TIRANË– Ditën e djeshme, Dosja.al publikoi lajmin ekskluziv se terroristi i arrestuar në Shqipëri, Komron Zukhurov kishte për qëllim që të vriste pronarin e “Gulf”, Albano Alikon. Burime të Dosja.al bënë me dije se ai do të paguhej 40 mijë euro nga azerët për të elimimuar Alikon, për arsye që ende nuk dihen,

Por kjo nuk është hera e parë që azerët përmenden në Shqipëri për raste të tilla. Hera e fundit ka qënë shumë vite më parë, gjatë vrasjes së bankierit Artan Santo. Ata dyshoheshin si porositësit e atentatit ndaj tij në qendër të Tiranës, por për ngjarjen nuk ka asnjë të arrestuar.

Artan Santo u vra në 26 qershor të vitit 2014 përpara zyrës së tij të punës në ish-bllok, në një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit. 

Pak çaste pasi kryen krimin e rëndë, atentatorët e Santos u larguan me një motoçikletë, ndërkohë Policia edhe shoqëroi dhe mori në pyetje mbi 200 persona, ende pas më shumë se 6 vitesh nuk ka asnjë të akuzuar për vrasjen e 58-vjeçarit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albano alikon komron zukhurov tirane vrasja e artan santos albano alikon komron zukhurov tirane vrasja e artan santos

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2020, 09:25

FIER- 250 punonjës të kompanisë Albpetrol kanë dalë sot në ditën e dytë të protestës para zyrave të kompanisë. Punonjësit bëjnë me dije se po hidhen në rrugë, p...