Aktualitet

6 Maj 2020, 09:25 Nga DOSJA

FIER- 250 punonjës të kompanisë Albpetrol kanë dalë sot në ditën e dytë të protestës para zyrave të kompanisë. Punonjësit bëjnë me dije se po hidhen në rrugë, pasi iu ulet rroga. Për mediat, ata thonë se sindikalistët janë ata që i kanë “tradhtuar”, dhe se funksionojnë njësoj si njësitë guerrile.

“Ku ti gjejmë paratë ne për të jetuar? Duam lekët tona. Kam 15 vite punë, ku ta gjej të drejtën. Vij këtu, s’ma hap njeri derën. Kam dy fëmijë jetim, 12 dhe 17 vjeç. Jam hallexhi, në këtë moshë ku të vete? Vij tek administratori s’ka njeri. Shefja e Kuadrit s’ma hap më telefonin. As takim, asgjë. Ai kryetari i sindikatës që doli sot ai firmosi që ne ikëm nga puna, apo sot që iu prek interesi doli se iu shkurtua rroga?”-tha njëra prej punonjëseve. 

Një tjetër punonjës tha: Këta palo, ai palo kryesindikalist që e kanë vënë vetë këta, është njësoj si këta të njësive guerrile që as e njohim fare. Është hera e parë që e shoh se është si njësi guerrile. Rri në shtëpi e merr rrogën. Kemi fëmijë, ai thotë ik në shtëpi ti merr rrogën e ik. Kam 7 vite punë. Nga puna ik vdis. Gratë e këtyre me 260 mijë lekë rregullojnë flokët, ky thotë jetoni me 260 mijë lekë. S’na ka njoftuar njeri, letrën e kanë lënë në xham. S’jemi dakord me pagën e luftës. Kanë prekur kë iu ka dashur qejfi.

Kjo është dita e dytë e protestës së punonjësve të kompanisë së naftës “Albpetrol”. Dje ata protestuan pasi kompania ka vendosur që t’u ulë pagat dhe disa prej tyre i ka shkarkuar nga detyra. Punonjësit kërcënojnë se do të futen në grevë urie duke pretenduar se kanë punuar nga 8 orë çdo ditë dhe nuk mund të paguhen 26 mijë lekë. Justifikimi i përdorur nga kompania për uljen e pagave është se për shkak të koronavirusit nuk ka pasur shitje nafte. Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga drejtori i ri, Gent Gazheli. Javën e shkuar, Ministrja Balluku njoftoi gjithashtu se puna në këto rafineri është pezulluar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet punonjësit e albpetrol në protestë punonjësit e albpetrol në protestë

Sondazh

Poll