Sport

“Vjedhja e vitit” vjen nga Bayern, merr një yll të klasit botëror për gjysmën e vlerës

5 Maj 2020, 21:37 Nga DOSJA
“Vjedhja e vitit” vjen nga Bayern, merr një yll të klasit

Bayern ka mjeshtra në drejtimin e klubit dhe kjo kuptohet kur sheh shifrat e transferimit të yjeve që blen. Leroy Sane, për shembull, do të kushtojë maksimumi 60 mln euro, edhe pse vlera e tij para koronavirusit ishte minimumi 100 mln euro.

Klubi bavarez dhe lojtari gjerman janë dakord që të nënshkruajnë një marrëveshje 5-vjeçare, duke e bërë sulmuesin më të paguar teBayern.

Oferta fillestare e rekordmenëve të Bundesligës është 40 mln euro, një shifër që nuk pranohet nga “Qytetarët”, por bavarezët nuk duan të paguajnë më shumë se 60 mln.

Verën e kaluar ishin gati të ofronin dhe 100 mln euro për Sanen, por futbollisti u dëmtua. Ai nuk ka luajtur në sezonin e fundit, pa harruar dhe pandeminë që ka dëmtuar klubet në të gjithë botën. E gjitha kjo bën që çmimi të ulet.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern merkato sane bayern merkato sane

Sondazh

Poll