Sport

Koronavirusi ka shkatërruar ekonominë e Barcelonës, ja sa ka humbur në këto muaj klubi spanjoll

5 Maj 2020, 19:29 Nga DOSJA
Koronavirusi ka shkatërruar ekonominë e Barcelonës, ja sa ka

SPANJË-Barcelona po vuan së tepërmi krizën e koronavirusit. Klubi spanjoll ka pësuar një goditje ekonomike pasi pagat e lojtarëve janë ato që rëndojnë në arkën e katalanasve. Jordi Cardoner, zëvendëspresidenti ekonomik i klubit, ka pranuar për ESPN se Barcelona ka humbur deri tani mes 120 dhe 140 milionë euro.

Barcelona ka humbur rreth 50 milionë euro si pasojë e biletave që nuk ka shitur për hyrjen në muze që ka çdo ditë me mijëra vizitorë, 39 milionë euro nga të drejtat televizive dhe mes 20-25 milionë eurove nga të ardhurat nga dyqanet e saj, shkollat e futbollit, aktivitetet e legjendave, etj. Impakti total është një shifër prej rreth 120-140 milionë eurosh sipas shpjegimit të Kardoner.

“Kjo është ajo që dimë sot. E sigurt që ka humbje. Edhe shpenzimet do të duhet të ulen”, theksoi ai. Kështu, katalanasit janë gati të nxjerrin në shitje edhe emrin e stadiumit për një periudhë afatgjatë. “Të ardhurat nga viti i parë do të jenë për të siguruar fonde për të luftuar koronavirusin. 25 vitet e tjera për të siguruar të ardhura për klubin”, tha ai.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona ekipi katalanas jordi cardoner barcelona ekipi katalanas jordi cardoner

Sondazh

Poll

Sport 5 Maj 2020, 15:45

ITALI-Koncepti është i qartë: “Kampionati nuk duhet të rifillojë”. Ky është mesazhi që tifozët e Romës i kanë dërguar klubit të tyre dhe Federatës. ...