Sport

Shqipëria të shohë nga Kosova! Ky është stadiumi i ri fantastik i Feronikelit

5 Maj 2020, 15:58 Nga DOSJA

Ndryshe nga shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e odës tjetër, quajtur Kosovë, nuk i shtyjnë vitet me projekte 3D. Feronikeli, një klub shembullor në Kosovë, po ndërton stadiumin e ri dhe  duket fantastik.

Mund të shihni fotot që klubi ka postuar dhe të kuptoni se impianti i ri do të jetë i mbuluar. Deri tani pamja premton edhe për lojë të bukur dhe tifozë të shumtë. Kampionët e Kosovës po i vendosin dhe qershinë mbi tortë investimit të tyre, ndryshe nga klubet e kampionatit shqiptar, ku fjala premtohet shumë dhe bëhet pak.

Urojmë që presidentët e klubeve tona dhe sidomos qeveria me Ministrinë e Sporteve të marrin shembull nga Kosova. Jo thjesht nga puna e tyre, por sidomos nga ndershmëria dhe dëshira për të bërë mirë. Janë cilësi që kanë ndryshuar vende edhe më të varfra se ne.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport feronikeli kosove stadium feronikeli kosove stadium

Sondazh

Poll

Sport 5 Maj 2020, 15:45

ITALI-Koncepti është i qartë: “Kampionati nuk duhet të rifillojë”. Ky është mesazhi që tifozët e Romës i kanë dërguar klubit të tyre dhe Federatës. ...