Sport

Futbolli po ndryshon/ FIFA ka gati propozimin, pesë ndërrime në një ndeshje

5 Maj 2020, 19:16 Nga DOSJA
Futbolli po ndryshon/ FIFA ka gati propozimin, pesë ndërrime në

ZYRIH-Koronavirusi ka ndryshuar jo pak futbollin, skuadra që stërviten ndryshe, stadium pa tifozë dhe nën masa ekstreme të sigurisë dhe higjenës për shkak të pandemisë. FIFA është duke përgatitur një dokument me rekomandime mjekësore, që do të jetë zyrtar javën e ardhshme. Bëhet fjalë për një seri propozimesh që duhet të ndiqen me rigorozitet nga klubet e futbollit.

Në termat sportivë, nga selia e Zyrihut (qëndrojnë krerët e FIFA-s) mësohet se do të vijë propozimi për të bërë deri pesë zëvendësime në një ndeshje. Diçka e kuptueshme në një moment krize, me skuadrat që duhet të luajnë me një kalendar të ngjeshur dhe pa formën e duhur fizike.

Në fakt, ndryshimet do të mund të bëhen vetën në tre momente të lojës. Ishte Federata Angleze që kërkoi mundësinë e prezantimit të modifikimit të rregullit, që është vlerësuar shumë nga FIFA, që të shmangen dëmtimet. Mirëpo organi më i lartë i futbollit e ka hedhur poshtë idenë e ndeshjeve 45-minutëshe, edhe ky propozim nga futbolli anglez. FIFA mendon se ndeshjet me gjysmën e kohës do ta shtrembëronin futbollin dhe frymën e konkurrencës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 5 zevendesime ne futboll fifa 5 zevendesime ne futboll fifa

Sondazh

Poll

Sport 5 Maj 2020, 15:45

ITALI-Koncepti është i qartë: “Kampionati nuk duhet të rifillojë”. Ky është mesazhi që tifozët e Romës i kanë dërguar klubit të tyre dhe Federatës. ...