Sport

Presidenti i klubit italian “tradhton” Serie A: Do të largohem në Angli, atje isha mirë

5 Maj 2020, 15:48 Nga DOSJA
Presidenti i klubit italian “tradhton” Serie A: Do të largohem

Serie A nuk i ka mundësitë e viteve 2000. Tashmë Premier League dhe La Liga janë më lart nga të gjitha. Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, ka rrëfyer se mund të largohet nga Serie A. Ai ka në plan ta shesë klubin.

“Ky nuk është më futbolli im. Këtu nuk ka më të ardhme. Të jesh një president është bërë e pamundur. Nuk mund të pranoj të njëjtën sjellje si në kohët kur në Serie A punonte Moggi. Është si të luash në një tavolinë pokeri dhe kundërshtari yt jo vetëm fsheh letrat, por përdor para të rreme”, është shprehur Cellino.

“Nuk më intereson dhe nëse rikthehet kampionati ajo. Më duket absurde që ne presim çfarë vendos UEFA dhe Gjermania. Kam ca para mënjanë dhe do të rikthehem në Angli, ku isha më mirë. Kam investuar në fusha, stadium, dyqane, por kam gabuar në disa raste. Për shembull, Mario Balotelli nuk duhej blerë”,  ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brescia cellino presidenti brescia cellino presidenti

Sondazh

Poll

Sport 5 Maj 2020, 15:45

ITALI-Koncepti është i qartë: “Kampionati nuk duhet të rifillojë”. Ky është mesazhi që tifozët e Romës i kanë dërguar klubit të tyre dhe Federatës. ...