Sport

Fabio Capello sulmon Milanin dhe qeverinë italiane me një deklaratë befasuese!

5 Maj 2020, 19:21 Nga DOSJA
Fabio Capello sulmon Milanin dhe qeverinë italiane me një

Fabio Capello nuk di të flasë me nënkuptime. Ai gjithnjë del hapur dhe thotë mendimin e tij. Trajneri i madh italian është treguar i pamëshirshëm kundrejt Milanit dhe qeverisë italiane.

Ish-trajneri i “Djallit” ka bërë disa deklarata thumbuese gjatë një interviste të dhënë në emisionin e Radio 1, “Un giorno da pecora”, duke theksuar se klubi kuqezi, ashtu si qeveria, nuk dinë ku e kanë kokën.

“Do të më pëlqente ta kuptoja ku po shkon ky Milan dhe pak a shumë më duket si qeveria”, ka thënë Capello. “Kush është më keq? Milani akoma nuk ka lëvizur, ndërsa qeveria lëviz nga të gjitha anët pa patur një ide të qartë. Kështu që mund të thuhet se Milani është pak më mirë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport capello deklarata milan capello deklarata milan

Sondazh

Poll

Sport 5 Maj 2020, 15:45

ITALI-Koncepti është i qartë: “Kampionati nuk duhet të rifillojë”. Ky është mesazhi që tifozët e Romës i kanë dërguar klubit të tyre dhe Federatës. ...