Sport

Tirana mund të humbasë 1 mln eurot e UEFA-s, Refik Halili figuron ende si debitor në Tatime

5 Maj 2020, 16:09 Nga DOSJA
Tirana mund të humbasë 1 mln eurot e UEFA-s, Refik Halili figuron ende

FSHF ka mbyllur procesin e kriterit financiar të licencimit të 10 klubeve të Superligës dhe rezulton se 6 prej tyre kanë probleme të mëdha financiare. Pra, 60% e futbollit shqiptar nuk mund të licencohet për të luajtur në Kupat e Europës, në rast kualifikimi.

Sikur të mos mjaftonte kjo shifër skandaloze, Shqipëria vendos një tjetër rekord europian. Klubi që pretendon titullin kampion, Tirana, i ka llogaritë e bllokuara, shkruan Vipsport.

Nëse nuk do të kishte probleme financiare të trashëguara ndër vite, skuadra bardheblu sivjet do të luante në Kupat e Europës duke fituar minimumi 1 milionë euro, edhe nëse nuk do të kalonte asnjë tur.

“Me borxhet e akumuluara kemi bërë një punë të mirë. I kemi çuar të gjitha dokumentacionet dhe jemi në rregull me të gjitha letrat. Besoj se i kemi plotësuar të gjitha”, ishin fjalët e fundit të presidentit të Tiranës, Refik Halili për “SuperSport”. Ka të drejtë me foljen “besoj”, sepse ky është ndoshta një perceptim i tij, por jo fakt.

Emri i tij si si administratori i klubit të Tiranës figuron në dokumentin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku klubi kryeqytetas ka ende llogaritë e bllokuara. Në këtë dokument saktësohet se ky organ “nuk lejon kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet”.

Ashtu si Tirana, në dokumentin e Drejtorisë së Tatimeve figurojnë edhe emrat e klubeve të Skënderbeut, Bylisit, Vllaznisë, Luftëtarit dhe Flamurtarit nga Superiorja, ndërsa ka edhe klube të tjera të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, të cilat prej vitesh janë me llogari të bllokura, por regjistrohen rregullisht në kampionate nga Sektori i Licencimit.

Shqipëria është një barcaletë e vërtetë, sidomos në futboll.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport borxhe superliga tirana borxhe superliga tirana

Sondazh

Poll

Sport 5 Maj 2020, 15:45

ITALI-Koncepti është i qartë: “Kampionati nuk duhet të rifillojë”. Ky është mesazhi që tifozët e Romës i kanë dërguar klubit të tyre dhe Federatës. ...