Sport

FOTO/Modelja shqiptare plas skandalin, akuzon basketbollin Lebron James se ka tradhëtuar gruan

5 Maj 2020, 20:09 Nga DOSJA

SHBA-Basketbollisti i Los Angeles Lakers LeBron James akuzohet se ka tradhëtuar gruan e tij me një modele 22-vjeçare dhe këto akuza i ka bërë një modele shqiptare. Ajo quhet Erza Haliti dhe është bashkëshortja e lojtarit të Denver Bronkos, Nick Vanet. Erza Haliti ka hedhur një story në Instagram ku në të ishte basketbollisti Lebron James. Nuk kam qenë asnjëherë fanse e burrave që tradhëtojnë gratë e tyre. Sidomos me @sofiajamora”. Sofia Jamora, emri që ajo kishte vendosur në postim, është një modele 22-vjeçare amerikane e cila është e njohur si imazhi i disa videoklipeve.

Në Instagram, ajo ka hedhur disa herë foto brenda “Staples Center”, gjatë ndeshjeve të LA Lakers. Mediat amerikane raportojnë se Haliti dhe Jamora kanë qenë shoqe të ngushta, e tashmë nuk janë më, ndaj bukuroshja shqiptare ka vendosur që të zbulojë të fshehtat e saj. Jamora kurrë nuk dha një përgjigje të qartë për këtë, në një postim në Tëitter ajo ka shkruajtur.

“Njerëzit nuk e kuptojnë se sa fjalë mund të dëmtojnë”. LeBron nuk ka komentuar këto zëra, por çështja është përhapur në mediat në SHBA, pasi ai njihej si një person shumë familjar, i martuar që nga viti 2013 me Savanah, të dashurën që kishte që në shkollë të mesme e me të cilën kja tre fëmijë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lebron james modelja shqiptare akuzon basketbollistin nba lebron james modelja shqiptare akuzon basketbollistin nba

Sondazh

Poll

Sport 5 Maj 2020, 15:45

ITALI-Koncepti është i qartë: “Kampionati nuk duhet të rifillojë”. Ky është mesazhi që tifozët e Romës i kanë dërguar klubit të tyre dhe Federatës. ...