Sport

5 Maj 2020, 15:45 Nga DOSJA

ITALI-Koncepti është i qartë: “Kampionati nuk duhet të rifillojë”. Ky është mesazhi që tifozët e Romës i kanë dërguar klubit të tyre dhe Federatës. Nëpër rrugët e kryeqytetit janë parë disa banderola, dhe kjo ndoshta prej frikës se mos rivali i tyre më i urryer si Lazio fiton titullin kampion, pasi vetëm një pikë e ndan nga Juventusi kryesues. “Curva Sud” e Romës është revoltuar dhe ka dalë me pankarta në rrugë. Ata kërkojnë mbylljen e menjëhershme të sezonit, ku kuptohet qartë se nuk duan të shohin rivalët e tyre teksa luftojnë për titullin kampion apo edhe më e keqja, nëse e fitojnë atë.

“Italia është në emergjencë totale, ky kampionat duhet të ndalet. Ne nuk jemi të ndërgjegjshëm për interesat tuaja, futbolli nuk i kthen vdekjet. Ky është mentaliteti ynë, futbolli mbaron këtu.

Ka nga ata që vdesin dhe ka nga ata që fitojnë para, mbylleni Serinë A”, kanë qenë mesazhet e shpërndara prej tyre. Por sa do të mbanin këtë qendrim nëse Roma nuk do të zhgënjente në këtë sezon? Kjo ngre pikëpyetje të mëdha…

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport roma serie a tifozet e romes roma serie a tifozet e romes

Sondazh

Poll