Sport

Klubi gjerman ka 10 të infektuar me koronavirus dhe ndalon stërvitjen, por… nuk është asnjë shqiptar në listë!

5 Maj 2020, 12:16 Nga DOSJA
Klubi gjerman ka 10 të infektuar me koronavirus dhe ndalon stërvitjen,

Edhe pse situata dukej në përmirësim, dje rastet me koronavirus në Bundesligë janë shtuar ndjeshëm. Pritet që futbollit në Gjermani të rinisë më 18 maj, por gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar 10 lojtarë pozitivë me koronavirus.

Ky lajm raportohet nga “Kicker”, ndërkohë që Kosova Press shkroi se se në listën e të prekurve është edhe shqiptari Skerdilajd Curri, ish-futbollist i Shqipërisë, i cili ka rezultuar pozitiv në testin e dytë.

Në këtë mënyrë klubi Erzgebirge Aue ka vendosur që të izolojë të gjithë stafin dhe të ndalojë përkohësisht stërvitjen. Pak minuta më pas doli dhe reagimi i vetë lojtarit, i cili e hodhi poshtë raportimin e medias kosovare. Dosja.al u kujdes që lajmi të raportohej menjëherë, që të mos përhapnim panik më kot në familjen e Currit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga coronavirus curri bundesliga coronavirus curri

Sondazh

Poll