Sport

Në Kosovë e raportuan të infektuar me COVID-19, reagon Curri: Më trembët nënën, jam si molla

5 Maj 2020, 13:05 Nga DOSJA
Në Kosovë e raportuan të infektuar me COVID-19, reagon Curri:

Nëna e ish-futbollistit shqiptar, Skerdilaid Curri, sot ka marrë vesh një lajm të rremë për të birin, që mori dhenë në rrjetet sociale. Ai është larguar nga Shqipëria prej 22 vitesh dhe punon në Gjermani.

Curri ka qenë futbollist tek Erzgebirge Aue, ndërsa sot ka një biznes privat dhe shijon jetën në Gjermani. KosovaPress sot raportoi se ai ishte në mesin e “lojtarëve” të infektuar me koronavirus në klubin gjerman, duke harruar se Curri ka vite që nuk luan.

“Dosja.al” citoi lajmin e tyre ekskluziv, duke menduar se Curri vijon ndonjë bashkëpunim me klubin, duke qenë pjesë e stafit, por “Telesport” ka kontaktuar me ish-futbollistin që është njoftuar se ai nuk është i prekur nga COVID-19.

“Sapo më lajmëroi nëna ime! Ishte e trembur. Jam si molla dhe ky lajm është totalisht gënjeshtër. Nuk e di kush e ka nxjerrë. Nuk kam pasur asnjë problem me shëndetin, pa grip dhe viruse. Dhe nuk kam bërë asnjë testim. Nejse, në Shqipëri bëjnë si të duan, nuk është risi! Trembin njerëzit”, ka reaguar Curri.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus curri reagimi coronavirus curri reagimi

Sondazh

Poll