Sport

Cristiano Ronaldo baba për herë të pestë? Georgina Rodriguez surprizon me foton e postuar

5 Maj 2020, 12:44 Nga DOSJA

PORTUGALI-Cristiano Ronaldo mund të bëhet baba për herë të pestë, një story e publikuar nga Georgina Rodriguez pak para rikthimit në Torino, mund të ketë zbuluar se për CR7  është në ardhje fëmija I pestë.  Tabloidët anglezë e kanë lidhur menjëherë postimin me mundësinë që një vajzë po mbërrin në familjen e portugezit, (e dyta për Georginën), edhe pse natyrisht nuk ka patur asnjë konfirmim.

“Baby girl”, shkroi modelja 26-vjeçare, duke e shoqëruar postimin me emojin e një zemre me dhuratë. Ende s’ka një reagim zyrtar nga çifti por sipas “The Sun”, Rodriguez mund të jetë shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së pestë që mesa duket do të jetë vajzë.

Kujtojmë që CR7 ka 3 fëmijë me një nënë që nuk është bërë publike. Bëhet fjalë për Cristiano Jr si dhe binjakët Eva dhe Mateo. Gjithashtu ylli portugez ka edhe një vajzë me Georgina Rodriguez.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo georgina rodriguez partnerja e futbollistit portugez cristiano ronaldo georgina rodriguez partnerja e futbollistit portugez

Sondazh

Poll