Bota

Samiti i Zagrebit, BE: I takon Kosovës të vendos kush do ta përfaqësojë, por presim që Thaçi ta bëjë këtë

5 Maj 2020, 11:38 Nga DOSJA
Samiti i Zagrebit, BE: I takon Kosovës të vendos kush do ta

Kosovë- Ditën e nesërme përmes një video-konference pritet të zhvillohet Samiti i Zagrebit, ku do të diskutohet për pandeminë e shkaktuar nga COVID-19 dhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Mësohet se në këtë takim do të marrin pjesë  përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe gjithashtu liderët e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe atë të Kosovës.

Sa i përket nivelit të përfaqësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në këtë Samit, nga Brukseli thotë janë vetë shtetet ato që duhet ta përcaktojnë se në çfarë niveli do të përfaqësohen.

“I takon secilit partner në rajon që të vendos se në çfarë niveli do të përfaqësohet në video-konferencë, dhe kjo i takon Kosovës që të konfirmoj pjesëmarrësin- ne jemi duke pritur që presidenti Thaçi të marrë pjesë”, ka deklaruar, Alain Taverriti, nga presidenca e Këshillit Evropian, për Gazetën Express.

Taverriti gjithashtu ka konfirmuar se në këtë Samit do të diskutohen tri çështje kryesore të cilat më pas edhe do të reflektohen në deklaratën e samitit.

“Axhenda do të përqendrohet në tre elementë thelbësorë që do të pasqyrohen në deklaratën e samitit: Bashkëpunimi për luftimin e pandemisë dhe pasojat e saj, riafirmimi i mbështetjes së perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe ritheksimi për vazhdimin e përkushtimit të Ballkanit Perëndimor për reformat dhe vlerat e Bashkimit Evropian”, ka përfunduar Taverriti për Gazetën Express.

Për samitin e Zagrebit pak ditë më parë  presidenti Thaçi u shpreh se ishte i lumutr që s’ishte anuluar dhe që do të organizohet më 6 maj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci samiti i zagrebit hashim thaci samiti i zagrebit

Sondazh

Poll

Bota 5 Maj 2020, 10:51

SHBA– Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, ka përgënjesshtruar deklaratat e presidentit Donald Trump, se koronav...