Bota

5 Maj 2020, 10:51 Nga DOSJA

SHBA– Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, ka përgënjesshtruar deklaratat e presidentit Donald Trump, se koronavirusi është krijuar në një laborator në Kinë.

Në një deklaratë për mediat vendase, Fauci tha se evolucioni i lakuriqit të natës është një provë shkencore se virusi nuk mund të jetë përhapur nga një laborator por nga vetë natyra.

Nëse ju shikoni evolucionin e lakuriqit të natës do të kuptoni se virusi nuk mund të ishte manipuluar artificialisht ose me qëllim… Gjithçka rreth evolucionit të kësaj kafshe na tregon se koronavirusi ka evoluar në natyrë dhe më pas është shpërndarë tek njerëzit. Nuk ka asnjë mënyrë që pandemia të jetë shpërndarë një nga laborator,”-tha ai.

Më tej, Fauci ka folur lidhur me vijimësinë e koronavirusit në botë, duke u shprehur me pesimizëm se me shumë siguri do të përballemi me një valë të dytë.

“Unë nuk mendoj se ky virus thjesht do të zhduket. Do të jetë rreth e rrotull, dhe nëse i jepet mundësia, do të ketë një valë të dytë,”-shtoi mjeku.

Deri më tani në SHBA-ja është vendi më i prekur nga pandemia. Atje janë shënuar 1,212,955 të infektuar dhe 69,925 prej tyre kanë humbur jetën. Ndërsa në rang global janë infektuar 3.6 milionë persona, ndërsa jetën e kanë humbur 252,747 prej tyre. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci koronavirusi ne bote anthony fauci koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll