Bota

Dita e dytë që nuk raportohet asnjë rast i ri me Covid-19/ Kryeministrja e Zelandës së Re e prerë: Kufijtë nuk do të hap

5 Maj 2020, 10:42 Nga DOSJA
Dita e dytë që nuk raportohet asnjë rast i ri me Covid-19/

ZELANDË E RE- Zelanda e Re është një ndër vendet që ka ditur ta menaxhojë më së miri situatën e Covid-19 pavarëisht se ka një popullsi relativisht shumë të madhe.

Ndërkohë  kjo është dita e dytë që Zelanda e Re nuk ka raportuar  asnjë rast të ri me koronavirus, ndërkohë që ka ka kaluar  një javë nga lehtësimi i masave të ashpra të bllokimit.

Kryeministrja e vendit Jacinda Ardern,  tha se arritja ishte një përpjekje për të cilën  të gjithë ne mund të jemi pa dyshim krenarë, por i nxiti qytetarët që të qëndrojnë vigjilentë, duke thënë: mos bëni asgjë që rrëmbejë fitoren tonë të mundshme në këtë pikë.

Ndërkohë pavarësisht situatës  që duket se po shkon drejt përmirësimit sërish Qeveria e këtij vendi po vepron me masa të rrepta për ta luftuar deri në  luftën  këtë virus vdekjeprurës.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Ardern deklaroi se kufijtë nuk do të hapen,  pasi ka zhvilluar një mbledhje në kabinetin e Qeverisë së  Australisë përmes platformave online.

Të dy palët diskutuan për mundësinë që njerëzit të lëvizin midis Zelandës së Re dhe Australisë pa pasur nevojë për t’iu nënshtruar karantinës.

 “Ne nuk do të kemi kufij të hapur për pjesën tjetër të botës për një kohë të gjatë.”-  tha Ardern.

E ndërkohë kujtojmë se turizmi është një nga industritë më të mëdha të Zelandës së Re, që punëson gati 10% të fuqisë punëtore të vendit dhe kontribuon pothuajse në 6% të bruto prodhimit të brendshëm.

Shumica e turistëve janë nga Australia, pastaj nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Deri më tani Zelanda e Re ka më pak se 1,500 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 20 viktima. Javën e kaluar, ajo ka lehtësuar disa masa të izolimit.  Ndërsa Australia  që ka një popullsi prej rreth 25 milionë banorësh apo pesë herë më shumë se Zelanda e Re, ka 7,000 raste dhe 96 viktima.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jacinda ardern koronavirusi ne australi jacinda ardern koronavirusi ne australi

Sondazh

Poll