Lajmi i mirë/ Identifikohen antitrupat që bllokojnë Covid-19 të infektojë qelizën
LONDËR– Ky zbulim është botuar në faqen zyrtare të ‘Nature Communications’ dhe është një hap fillestar drejt zhvillimit të një antitrupi plotësisht njerëzo...
RUSI– Dy mjekë rusë kanë humbur jetën në mënyrë të mistershme, pasi kanë rënë në mënyrë misterioze nga dritaret e spitalit ku edhe shërbenin. Vdekjet kanë ndodhur dy javët e fundit, menjëherë pas deklaratave të tyre lidhur me situatën e koronavirusit. Nga dritarja ka rënë edhe një mjek i tretë, i cili është ende i shtruar në spital.
Alexander Shulepov, një mjek ambulance në Voronezh, një qytet rreth 320 milje në jug të Moskës, është në gjendje të rëndë pasi ra nga dritarja e spitalit të shtunën. Ndërkohë që punonte, ai njëkohësisht po trajtohej pasi ishte infektuar me koronavirus.
Shulepov u shtrua në spital për koronavirus më 22 prill, në të njëjtën ditë ai dhe kolegu i tij Alexander Kosyakin postuan një video në internet duke u shprehur se ishin detyruar që të vazhdonin të punonin edhe pse të infektuar. Ndërsa Kosyakin kishte kritikuar më parë administratën spitalore për mungesë të mjeteve mbrojtëse. Lidhur me deklaratat e fundit, Kosyakin ishte shoqëruar në polici, pasi akuzohej për përhapje të lajmëve të rreme.
“Shulepov është në kujdes intensiv, me sa di në një gjendje të rëndë, herën e fundit që i fola me të ishte në 30 Prill. Ai u ndje mirë, po përgatitej që të largohej nga spitali … dhe krejt papritur ndodhi hedhja e tij. Nuk është e qartë pse e bëri, kam aq shumë pyetje për të cilat s’kam përgjigje.”- i tha Kosyakin CNN. Ndërkohë që CNN është interesuar për detaje lidhur me hetimet pranë Policisë së zonës, por nuk ka marrë përgjigje.
Më 1 maj, Elena Nepomnyashchaya, mjeke e përkohshme e një spitali në qytetin siberian të Krasnoyarskit, vdiq pasi kaloi një javë në kujdesin intensiv. Stacioni televiziv lokal TVK Krasnoyarsk raportoi se ajo u hodh nga dritarja gjatë një takimi me zyrtarët rajonalë të shëndetësisë, në momentin kur ata po diskutonin lidhur me shndërrimin e klinikës në një strukturë për përballimin e koronavirusit.
Më 24 prill, Natalya Lebedeva, drejtuese e shërbimit mjekësor të urgjencës në Star City, baza kryesore e trajnimit për kozmonautët e Rusisë, vdiq në një spital gjithashtu duke u hedhur nga dritarja. Spitali tha se ajo po trajtonte një të dyshuar për koronavirus, ndërkohë për të spitali nuk ka bërë asnjë koment.
Marrë nga CNN
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LONDËR– Ky zbulim është botuar në faqen zyrtare të ‘Nature Communications’ dhe është një hap fillestar drejt zhvillimit të një antitrupi plotësisht njerëzo...
FRANCË– Ditën e djeshme një lajm ‘tronditës’ erdhi nga Franca ku u raportua se një rast me Covid-19 kishte qenë në vend prej datës 27 dhjetor dhe jo me 24 ...
ZVICËR– Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se nuk ka asnjë provë nga SHBA për pretendimet ‘spekulative’ se virusi është krijuar në laboratorin e ...
Kore e Veriut- Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un mendohet se mund të ketë inskenuar ‘vdekjen’ e tij për të vënë në provë besnikërinë e rrethit të tij të bre...
Në garën për një vaksinë për t’i dhënë fund pandemisë globale COVID-19, tetë pretendentë janë përpara pjesës tjetër të konkurrentëve. Këta tetë kandidatë ...
3,679,552 të infektuar, 254,283 viktima dhe 1,214,889 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë.Amerika është vendi i parë në botë për num...
ITALI– Francisco Cabello, një seksolog Italian gjatë një intervistë për ‘La Vanguardia’ ka thënë se puthjet pasionante me gjuhë duhet të shmangen me &cce...
BRITANI- Ministri i Tregtisë së Jashtme të Britanisë së Madhe, Conor Burns, ka dhënë dorëheqjen ditën sotme. Mediat e huaja kana raportuar se Burns ka marrë kët...
SERBI – Ditën e sotme qeveria e Serbisë ka njoftuar se zgjedhjet paralamentare do të mbahen të dielën e 21 qershorit. Zgjedhjet ishin përcaktuar të mbaheshin në...