Bota

Lajmi i mirë/ Identifikohen antitrupat që bllokojnë Covid-19 të infektojë qelizën

5 Maj 2020, 09:56 Nga DOSJA
Lajmi i mirë/ Identifikohen antitrupat që bllokojnë Covid-19

LONDËR– Ky zbulim është botuar në faqen zyrtare të ‘Nature Communications’ dhe është një hap fillestar drejt zhvillimit të një antitrupi plotësisht njerëzor për të trajtuar ose parandaluar sëmundjen e frymëmarrjes COVID-19 të shkaktuar nga koronavirusi i ri SARS-CoV-2.

Shkencëtarët shprehen se kanë zubluar një antitrup që bllokon infeksionin nga SARS-CoV-2. Antitrupi i njohur si 47D11, shënjestron proteinat famëkeqe në formë kurore të virusit të cilat kapen pas qelizave dhe fusin tek ato materialin gjenetik të tyre. Testimet në qelizat e minjve kanë treguar se 47D11 lidhet pas proteinës së virusit dhe e ndalon këtë të fundit të futet tek qelizat e shëndetshme, pra me fjalë të tjera realizon neutralizimin e virusit.

Ky zbulim jep sado pak shpresë për kurimin e sëmundjes COVID-19 që deri më tani ka vrarë më shumë se 235,000 njerëz në mbarë botën. Sipas kërkuesve antitrupat nëse injektohen tek njerëzit mund të evitojnë infeksionin e këtyreve të fundit nga virusi si dhe t’i mbrojë ata nëse ekspozohen nga dikush që është i sëmurë me koronavirus. Ekipi i kërkuesve europianë e ka identifikuar antitrupin nga 51 linjat e qelizës së minjve  që janë modifikuar biologjikisht të mbartin gjenet e njerëzve.

“Kërkimi ynë bazohet mbi punën që grupet tona kanë bërë në të shkuarën mbi shënjestrimin e SARS-CoV (që u shfaq në 2003) nga antitrupat. Duke përdorur sasinë e akumuluar të antitrupave të SARS-CoV ne kemi mundur të identifikojmë një antitrup që neutralizon gjithashtu tek qelizat e kultivuara SARS-CoV-2shin (pra koronavirusin aktual). Ky antitrup neutralizues ka potencialin për të ndryshuar rrjedhën e infeksionit tek pritësi (pra individi) i infektuar, të mbështesë eliminimin e virusit ose të mbrojë një individ të pa infektuar që është i ekspozuar ndaj virusit.– u shpreh Berend-Jan Bosch bashkëautori i këtij studimi në Universitetin e Utrehtit në Hollandë.

Ndër  të tjera ai shton se aftësia e antitrupave në neutralizimin e të dy llojeve të SARS-CoV sugjeron se ka potencial që të realizojë evitimin e sëmundjeve të shkaktuara nga koronaviruset e ardhshëm.

SARS-CoV-2 , përgjegjës për sëmundjen e njohur si COVID-19 përhapet përmes pikëzave të vogla (në terminologjinë angleze droplets) respiratore nga teshtima ose kollitja. Virusi kapet pas qelizës njerëzore për të futur materialin e tij gjenetik e më pas bën disa kopje të vetes duke u përhapur kështu brenda gjithë trupit.

Kërkuesit kanë injektuar në laborator qelizat e minjve me një varietet proteinash të koronaviruseve të ndryshëm, duke përfshirë këtu SARS-in dhe MERS-in. Ekipi më pas ka izoluar 51 antitrupat neutralizues të prodhuara nga qelizat e minjve që kanë shënjestruar proteinat famëkeqe në formë kurore të virusit, njëra prej këtyre antitrupave ishte dhe 47D11 e cila mund të ndalonte infeksionin e qelizave prej SARS-CoV-1

Antitrupi i suksesshëm 47D11 lidhet pas një enzime të quajtur ACE2 e cila gjithashtu është prezente në SARS-CoV-2 dhe shërben si një urë transmetimi për tek qelizat njerëzore.

“Kërkuesit në këtë studim kanë zhvilluar një antitrup që lidhet pas kurorës famëkeqe të virusit dhe bllokon virusin të hyjë brenda qelizave. Këto lloj antitrupash mund të krijohen në laboratorë në vend të prodhimit të tyre nga gjaku i njerëzve si dhe mund të përdoren fare lehtësisht si kurë për këtë sëmundje, por kjo nuk është demonstruar akoma. Ndonëse ky përbën një zhvillim interesant, injektimi i antitrupave tek njerëzit nuk është pa rrezik dhe duhet që të kalojë disa faza testimesh e provash përpara se të dali në treg. Kërkimi gjithashtu është realizuar tek qelizat, por jashtë kafshëve (ndryshe njihet e me emërtimin “in vitro”) e jo brenda organizmit të gjallë (që njihet me emërtimin “in vivo”).”- deklaron  Doktor Simon Clarke, profesor i Mikrobiologjisë Qelizore në Universitetin e Reading, i cili nuk ishte i përfshirë në këtë studim.

“Ka disa modele të infeksionit të covid-19 te kafshët dhe pa patur rezultate nga studimet in vivo nuk është e mundur të konkludohet se produkti do të jetë efektiv tek njerëzit në mënyrë in vivo.”-  ka thënë doktor Penny Ward profesor në Shkollën e Farmacisë Medicinale të Kolegjit King në Londër.

Ky potencial do të mund të zmadhohet ndjeshëm nëse efekti antiviral observohet në një model kafshe.

“Akoma e më shumë punë nevojitet për të vlerësuar nëse ky antitrup mund të mbrojë apo reduktojë ashpërsinë e sëmundjes tek njerëzit. Por ne besojmë se teknologjia jonë mund të kontribuojë në adresimin e kësaj nevoje publike urgjente si dhe po ndjekim njëkohësisht disa rrugëtime të tjera kërkimi për ta mposhtur këtë virus.”– deklaron Doktor Jingsong Wang, themelues e drejtues ekzekutiv i Harbour BioMed.

Burimi: sciencedaily

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 4 Maj 2020, 19:24

ANGLI– Piers Corbyn, vëllai i politikanit anglez, Jeremy Corbyn ditën e sotme ka thënë se bota nuk po përjeton një pandemi globale siç është koronavirusi...