Bota

I infektuar prej 27 dhjetorit, 43-vjeçari francez mund të jetë ‘pacienti zero’. Gruaja e tij punonte në një market pesh

5 Maj 2020, 09:34 Nga DOSJA
I infektuar prej 27 dhjetorit, 43-vjeçari francez mund të jetë

FRANCË– Ditën e djeshme një lajm ‘tronditës’ erdhi nga Franca ku u raportua se një rast me Covid-19 kishte qenë në vend prej datës 27 dhjetor dhe jo me 24 janar të 2020 siç është  raportuar.

Sot nga mediat e huaja është raportuar se 43-vjeçar francez ka deklaruar se ai mund të jetë “pacienti zero” në Francë  pasi është infektuar nga koronavirusi prej dhjetorit të 2019.

Amirouche Hammar ka tregur për rastin e tij, pasi një test i ri bërë nga kampionet që u morën për gripin në një spital afër Parisit, zbuluan se ai ishte pozitiv për virusin Covid-19 që më 27 dhjetor.

Sipas rezultateve virusi ka qenë i pranishëm në Francë shumë kohë më parë se 24 janari që është edhe data kur u konfirmua rasti i parë. Ndër të tjera Hammar tha se ai kishte pasur dhimbje serioze në kraharor por mjekët nga ana tjetër ishin konfuz nga simptomat e tij përpara se ta diagnostikonin me infeksion në mushkëri.

Nga ana tjetër bashkëshortja e tij punon në një supermarket në afërsi të Aeroportit ‘Charles de Gaulle’ ku pasagjerët bëjnë pazare zakonisht pasi ulen. Megjithatë mjeku që zbuloi këtë rast  tha se gruaja e pacientit kishte punuar në një market peshku ku kishte punonjës të tjerë me origjinë nga Kina por nuk ka pasur simptoma.

Prandaj rasti i 43-vjeçarit në Francë ngre dyshime mbi kohën se kur ka nisur të përhapet virusi në të vërtet jashtë Kinë por edhe brenda saj, sepse zyrtarët kinez e kanë raportuar virusin tek Organizata Botërore e Shëndetësisë më 31 dhjetor.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amirouche hammar koronavirusi ne france amirouche hammar koronavirusi ne france

Sondazh

Poll

Bota 4 Maj 2020, 19:24

ANGLI– Piers Corbyn, vëllai i politikanit anglez, Jeremy Corbyn ditën e sotme ka thënë se bota nuk po përjeton një pandemi globale siç është koronavirusi...