Bota

Deklaruan se virusi vjen nga laboratori në Wuhan, OBSH: Nuk ka asnjë provë nga SHBA për pretendimet ‘spekulative’

5 Maj 2020, 09:13 Nga DOSJA
Deklaruan se virusi vjen nga laboratori në Wuhan, OBSH: Nuk ka asnjë

ZVICËR– Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se nuk ka asnjë provë nga SHBA për pretendimet ‘spekulative’ se virusi është krijuar në laboratorin e Wuhanit në Kinë.

Kjo pasi ditën e djeshme Qeveria amerikane publikoi një raport duke pretnduar se Kina është fajtore për virusin dhe se ka mashtruar botën ndërkohë që po siguronte mjete mbrojtëse për Covdi-19.

Këto pretendime janë ngritur nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe sekretari i shteti Mike Pompeo se koronavirusi i ri e kishte origjinën nga një laborator kinez.

“Ne nuk kemi marrë asnjë të dhënë ose provë specifike nga qeveria e Shteteve të Bashkuara në lidhje me origjinën e supozuar të virusit – kështu që nga këndvështrimi ynë, kjo mbetet spekulative.”- tha drejtori i WHO emergjencave Michael Ryan në një konferencë online.

Shkencëtarët besojnë se virusi vrasës kaloi nga kafshët te njerëzit, duke u shfaqur në Kinë në fund të vitit të kaluar, ndoshta nga një treg në Ëuhan duke shitur kafshë ekzotike për mish. Epidemiologu i lartë amerikan Anthony Fauci i bëri jehonë deklaratës së OBSH-së në një intervistë të botuar të hënën në mbrëmje nga National Geographic.

“Nëse ju shikoni evolucionin e virusit në lakuriq dhe çfarë ka atje tani, (prova shkencore) është shumë, shumë i përkulur drejt kësaj nuk mund të ishte manipuluar artificialisht ose me qëllim. Gjithçka rreth evolucionit hap pas hapi me kalimin e kohës tregon fuqimisht se (ky virus) evoluoi në natyrë dhe pastaj preku edhe speciet.”-  tha Fauci për revistën.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota obsh obsh

Sondazh

Poll

Bota 4 Maj 2020, 19:24

ANGLI– Piers Corbyn, vëllai i politikanit anglez, Jeremy Corbyn ditën e sotme ka thënë se bota nuk po përjeton një pandemi globale siç është koronavirusi...