Aktualitet

Laborator droge në shtëpi, kush është ‘finacuesi’ nga Kosova i shpallur në kërkim, hynte në Shqipëri me kartë serbe

4 Maj 2020, 12:59 Nga DOSJA
Laborator droge në shtëpi, kush është

TIRANË– Zbardhet emri i shtetasit nga Kosova, i cili është shpallur në kërkim për laboratorin e drogës të ndërtuar në fshatin Mbrostar të Fierit. Mësohet se i shpalluri në kërkim është Brahim Faredini, i cili ka pasur rolin e financuesit të laboratorit të drogës.

Gjatë operacionit, disa ditë më parë, policia gjeti dhe sekuestroi sekuestroi një kartë identiteti të Republikës së Serbisë, me emrin dhe foton e personit të shpallur në kërkim Brahim Faredini. Ndërkohë që ai është shpallur në kërkim bashkë me Aleksandër Kapajn, bashkëshortin dhe babain e të arrestuarve.

Ditën e djeshme, Gjykata e Fierit dha masën e sigurisë “arrest me burg”për  nënë e bir nga Fieri, Qamile dhe Anxhelo Kapaj. Ndërkohë që në kërkim është shpallur shtetasi nga Korova dhe kryefamiljari Kapaj.

Gjatë seancës gjyqësore, Qamile Kapaj pranoi se kishte kultivuar kanabis por për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Ajo ka treguar se ka marrë borxh 25 milion lekë tek të afërmit e saj dhe se duhet që t’i kthente paratë. Ndërsa për djalin kanë folur avokatët mbrojtës, të cilët kanë pretenduar se ai nuk jetonte në banesën e prindërve, por tek motra e tij dhe se në shtëpi kishte shkuar për Ramazan. 

Por babai dhe djali i kësaj familje kanë një të shkuar kriminale që lidhet me drogën dhe se të dy kanë qënë të dënuar më parë. Anxhelo Kapaj është deportuar një vit më parë nga Franca, pasi kreu dënimin e tij për trafik lëndësh narkotike. Ndërsa Aleksandër Kapaj, më 27 korrik 2008 është deklaruar fajtor dhe dënuar për trafik droge nga Gjykata për Krime të Rënda dhe ishet dënuar me 6.8 vite burg. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër kapaj anxhelo kapaj brahim faredini qamile kapaj aleksandër kapaj anxhelo kapaj brahim faredini qamile kapaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2020, 10:45

TIRANË– ReportTv ka siguruar pamjet e momentit ku 22-vjeçari Klevis Alla bashkëpunoi me policinë dhe tregoi vendin ku ishin hedhur armët e për...