Aktualitet

“Me atë kartë shko në hale dhe fshi b*****”/ U arrestua se doli të blinte bukë, flet stomatologu: Ja ç’më ndodhi me

4 Maj 2020, 09:36 Nga DOSJA
“Me atë kartë shko në hale dhe fshi b*****”/ U

TIRANË– Stomatologu Arbër Stefa, u lirua ditën e djeshme nga Gjykata pasi u arrestua sepse kishte dalë nga shtëpia pa leje. Mirëpo Stefa e ka mohuar këtë fakt duke u shprehur se kishte marrë leje për dy orë, por kishte dalë për të blerë blerë bukë tek furra e bukës pas afatit pasi jeton me prindërit pensionistë.

Ai ka treguar se në momentin e arrestimit, efektivët e Policisë janë treguar të ashpër me të, sidomos në mometin kur i ka treguar kartën e stomatologut. 

“Më arrestuan si një kriminel, vetëm se kisha dalë për të blerë dy bukë, se jetoj me prindërit që janë pensionistë dhe ata nuk i lejojnë. Kam shkuar te furri i bukës dhe kam blerë dy bukë, dy policët më janë afruar dhe iu kërkova që të mbanin distancën. Iu thashë që leja më kishte mbaruar dhe iu tregova kartën e mjekut, polici që ishte më i ri në moshë, më tha që me atë kartë fshi b****. E pyeta a je polic apo çfarë je, ndërkohë që më kanë shoqëruar me dhunë për te makina. U mundova të nxirrja telefonin dhe t’i filmoja, por ma morën me forcë. Edhe në komisariat më kanë qëlluar në fytyrë, nuk më kanë dhënë leje as të bëja një telefonatë që është në të drejtën time. Kulturën që kanë ata lloj policash, nuk e di. Nuk jam unë për t’u bërë shembull. Ky është shteti ynë. Për dy bukë arreston mjekët. ”, u shpreh Stefa.

Ditën e djeshme, Prokuroria kërkoi për të riun masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa trupa gjykuese vendosi ndaj tij vetëm “detyrim paraqitjeje”. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arbër stefa koronavirusi ne shqiperi arbër stefa koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2020, 08:12

TIRANË– Prokuroria e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK ka përfunduar hetimet për 4 skifterët shqiptarë, të cilët akuzohen për vjedhjen e më shumë...