Aktualitet

Arta Marku ‘shkund’ Prokurorët: S’keni hetuar çështje për shkak të interesave personale, zvarritje pa arsye

27 Mars 2019, 09:45 Nga DOSJA
Arta Marku ‘shkund’ Prokurorët: S’keni hetuar

TIRANE- Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka zhvilluar një takim me prokurorët e Tiranës ku i ka kritikuar për punën e tyre. Marku është shprehur se në këtë prokurori janë zvarritur çështje pa arsye.

Kjo është prokuroria më e rëndësishme në vend, asnjë veprim i kësaj nuk mund ti shpëtojë opinionit apo politikës. Kjo rrit presionin dhe vështirëson punën tuaj. Keni trajtuar me sukses shumë raste. Pavarësisht ngarkesës keni treguar se dini të punoni dhe në kushtet e një presioni shumë dimensional, por disa prokurorë të tjerë nga radhët tuaj na kanë bërë që të na vijnë turp, e kanë keqpërdorur duke nxjerrë informacion dhe dokumentacion pa dashur t’ia dinë për ruajtje të sekretit hetimor. Ata kanë harruar të bëjnë detyrën dhe të kryejnë hetime aty ku duhet të kryheshin. Disa nga temat kanë trazuar politikën në vend, madje kushdo i njeh edhe me numra dhe kjo nuk mund të jetë situatë normale. Secili e di që janë mbajtur në sirtar për t’u përdorur për interesa të caktuara, por detyra është juaj është hetimi dhe zbardhja, këtë duhet ta bëni me çdo kusht. Ky është një organ hetimi dhe jo supermarket që çdo gjë ka cmim. Prokuroria për krimet e rënda ka qenë më cilësore ka ardhur në rënie për shkak të ndërthurjes së punës me interesa personale. Ju kërkoj të fokusoheni te puna, hetoni çështjet që kanë trazuar jetën politike, hetimi të jetë objektiv, mbani larg mediat, gazetarët nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor, sikur po i trajtoni ju. Hetimi pasuror le për të dëshiruar. Ushtroni kompetencat e plota deri në ngritjen e SPKA, krijimi dhe korrupsioni duhet të luftohen çdo ditë.

Kryeprokurorja ka thënë se për shkak të ngarkesës është ulur cilësia e hetimeve. Marku i paralajmëroi se do të marrë secili përgjegjësitë që i takojnë dhe iu bëri thirrje që të mos lëshojnë deklarata politike.

Në prokurorinë e Tiranës ngarkesa ka qenë më e madhe dhe si duket ka ulur cilësinë dhe efektivitetin në punë. Nuk jeni përqendruar në cështje sa duhet. Çështje mjaft të rëndësishme janë zvarritur pa justifikim, rrinë në sirtar prej vitesh me një mungesë të theksuar përgjegjësie. Për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ka shumë pak çështje që janë regjistruar dhe aq më pak që të jenë dërguar për gjykim. Kjo situatë nuk i përgjigjet aspak realitet dhe është një nga pikat e dobëta për të cilat Shqipëria ka marrë kritika të shumta nga komiteti Manival (institucioni i monitorimit të pastrimit të parave) dhe mund të penalizohet. Pra hetimet janë të pakta dhe jo të suksesshme për këtë vepër penale. Hetimet janë të pakta. Përgjegjësia është e secilit prej jush dhe në një moment secili do të mbajë përgjegjësinë që i takon. Kërkoj që të vijoni që të punoni dhe kryerjen e veprimeve hetimore. Nëse veprohet shpejt nuk u lihet hapësirë spekulimeve. Prokuroria nuk mund dhe nuk duhet ti përgjigjet me deklarata çdo ngacmimi që vjen nga politika. Përgjigja e duhur është nëpërmjet ushtrimit të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, zgjidhjes së çështjes në kohë të arsyeshme dhe me profesionalizëm. Ushtroni funksionet tuaj në pavarësi të plotë larg çdo ndikimi, por duke krijuar praktikat tuaja që janë të njëjta në raste të ngjashme.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet analiza vjetore e prokurorise arta marku prokuroria e tiranes analiza vjetore e prokurorise arta marku prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll