Aktualitet

Tregtarët e Zdrales sërish në protestë, përfaqësuesi i tyre takohet me kryebashkiaken Ademi, japin 10 ditë kohë

4 Maj 2020, 08:07 Nga DOSJA
Tregtarët e Zdrales sërish në protestë,

SHKODËR– Tregtarët e Zdralës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, përpara Bashkisë. Mësohet se një përfaqësues i tyre ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim kryetaren e bashkisë Voltana Ademi pas vendimin për mbylljen e tregut deri më 23 qershor.

Pas takimit ai ka bërë me dije se Ademi u kishte premtuar se do të gjendej një zgjidhje edhe për problemin e tyre.

“Zhvilluam një takim në bashkinë Shkodër. Ne paraqitëm kërkesat tona.  Ne kemi qëndruar pa punë, jemi dëmtuar, por presim përgjigje”, tha një prej tregtarëve.

Ata theksuan se iu është lënë afat 10 ditor për zgjidhjen e problemit, të cilin do ta respektojnë pasi nuk mund të përfitojnë as nga pagat e luftës pasi deri më tani nuk kanë paguar taksa për aktivitetin e tyre. 

Kjo është protesta e dytë pasi ende ndaj tyre nuk ka nje përgjigje konkrete përveç vendimin zyrtar që bën me dije se gjithçka do të mbyllet si pasojë e masave ndaj koronavirusit. Tregtarët e kanë kundërshtuar këtë vendim duke zhvilluar një prostestë më 27 prill, ku edhe u shprehën të gatshëm që të paguanin edhe më taksa për rihapjen e tregut. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkoder tregu i zdrales shkoder tregu i zdrales

Sondazh

Poll