Aktualitet

Altin Ndoci u prezantua me emër tjetër në varrimin e vëllezërve Haxhia, u shkoi edhe për të 3-tat, shuma e parave që u d

4 Maj 2020, 07:56 Nga DOSJA
Altin Ndoci u prezantua me emër tjetër në varrimin e

Durrës- Detaje të tjera kanë dalë nga vrasja e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Altin Ndoci, një nga të arrestuarit e ngjarjes, kur mori pjesë në varrimin e dy vëllezërve mësohet se është prezantuar me një emër tjetër. Të njëjtat burime bijnë me dije se Ndoci ka marrë pjesë edhe në të 3-tat e viktimave. Madje ai u ka dhënë edhe  28 mijë lekë familjarëve të viktimave, por këta të fundit nuk e kanë njohur atë.

 

Dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe Klevis Allën, të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) dhe për ekzekutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës. Seanca në Gjykatën e Durrës u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Avokati i Ndocit, Saimir Visha u shpreh se klienti i tij është i shokuar nga akuzat dhe u shpreh se ai ka pasur edhe lidhje miqësore me viktimat. Visha theksoi se Prokuroria nuk ka fakte për klientin e tij.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci vrasje ne durres altin ndoci vrasje ne durres

Sondazh

Poll