Aktualitet

77-vjeçarja nga Fushë-Kruja fiton betejën me COVID-19, nënë Hike çohet në këmbë dhe falënderon mjekët

4 Maj 2020, 07:05 Nga DOSJA
77-vjeçarja nga Fushë-Kruja fiton betejën me COVID-19,

Tiranë- Së fundmi, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se betejën me COVID-19  e ka fituar edhe një 77-vjeçare nga Fushë-Kruja, nënë Hikja. Teksa ka publikuar një video në Facebook, ku shfaqet e moshuara, ministrja shprehet se 60% e të prekurve janë shëruar.

“Nënë Hike, 77 vjeçarja nga Fushë-Kruja, sot ka lënë e shëruar spitalin infektiv dhe është kthyer pranë familjes . Që nga fillimi i epidemisë, më shumë se 60% e të prekurve nga COVID19 janë shëruar. Krenare PërStafetMjekësore””, shprehet ajo në një postim në Facebook.

Ndërsa e moshuara falënderon mjekët: “Faleminderit të gjithëve”. 

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se aktualisht në vendin tonë janë 795 të infektuar, janë shënuar 31 viktima dhe 531 qytetarë kanë fituar betejën me virusin. Një qytet me risk të ulët për transmetim të infeksionit, është Fieri, ndërsa Kruja ka numrin më të madh të pacientëve aktivë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manasitrliu viktimat e covid ne shqiperi ogerta manasitrliu viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll