Aktualitet

Italia në fazën 2 të ‘lirimit’/ Këshilltari bën paralajmërimin: Nëse gjërat shkojnë keq, gjithçka do mbyll

4 Maj 2020, 07:50 Nga DOSJA
Italia në fazën 2 të ‘lirimit’/ Këshilltari

ITALI– Pas goditjes që mori nga koronavirusi, Italia ka vendosur që të bëjë lirimin e masave të marra ndaj koronavirusit. Por këshilltari i Ministrisë së Shëndetësisë, Walter Ricciardi tha se rinisja e disa aktiviteteve prodhuese nuk do të thotë që të gjithë mund të dalin në rrugë.

“Nëse gjërat shkojnë keq, do mbyllet gjithçka sërish. Rihapja e disa aktiviteteve nuk do të thotë që të gjithë mund të dalin kur të duan,”-tha Ricciardi. 

Ricciardi u kërkoi qytetarëve durim dhe të kuptonin se asgjë ende nuk kishte mbaruar dhe se të gjithë duhet të mësohen me aktualitetin e ri.

“Nëse gjërat shkojnë keq, do mbyllet gjithçka sërish. Rinisja e disa aktiviteteve prodhuese nuk do të thotë që të gjithë mund të kthehen në rrugë. Ne kemi nevojë për të filluar ndryshimin kulturor për të jetuar me koronavirusin. Situatat që ulin distancën fizike e rrezikojnë shëndetin e të gjithëve,”- tha ai.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali walter ricciardi koronavirusi ne itali walter ricciardi

Sondazh

Poll